English

Galliani: Mexez dhe Tawio janë tanët

Milano, 11 Maj NOA - Vetëm dy ditë pas fitimit të kampionatit të tetëmbëdhjetë të Seria A, Adriano Galliani ka zyrtarizuar fillimin e merkatos verore të Milanit.

“Duke pohuar se jemi një shoqëri që i japim rëndësi komunikimit, sot do t’iu pohoj një lajm të ri”, - bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i kuq e zinjve.

“Mexes dhe Taiwo, janë dy mbrojtës që vitin e ardhshëm do të jenë pjesë e organikës sonë, tek të cilët Milan do të synojë së tepërmi”, - shtoi Galliani, duke shtuar se drejtuesit e klubit do të vazhdojnë në objektivin e tyre të merkatos për të vazhduar në përforcimin e skuadrës.

r.b/NOA

KOMENTE