Tiranë, 11 maj 2011, NOA- Gjykata e Lartë gjatë ditës së sotme ka hedhur shortin nga ku është përcaktuar edhe trupa e gjyqtarëve që do të mbajnë në dorë çështjen e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Çështja e ish Zv.Kryeministrit lidhur me video-përgjimin e publikuar në media ku flitej për afera korruptive, tashmë pritet të marrë përgjigjen e Gjykatës së Lartë, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Trupa e gjyqtarëve që do gjykojë çështjen “Meta”:
1- Relator: Ardian Dvorani
2- Anëtar: Besnik Imeraj
3- Anëtar: Arjana Fullani
4- Anëtar: Gani Dizdari
5- Anëtar: Guxim Zenelaj
a.y/NOA