Prishtinë, 11 maj 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ditën e sotme ka emëruar këshilltarin e saj kryesor, Ilir Deda, si përfaqësues të saj në ekipin e dialogut teknik të Kosovës me shtetin e Serbisë.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se, emërimi është bërë pas kërkesës së udhëheqëses së ekipit të dialogut teknik të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, si dhe në përputhje me Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun teknik ndërshtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
a.y/NOA