Mançester, 11 Maj NOA - Sulmuesi i Manchester City, siç bëhet e ditur nga faqja e parë e të përditshmes angleze në edicionin e saj online, The Sun, ka dalë në mbrojtje të një djali, i cili në shkollën e tij ishte viktimë e dhunës dhe agresioneve.
Balotelli ka qenë prezent në këtë institut për të takuar presidentin e shkollës dhe kjo me qëllim për të gjetur një zgjidhje kundrejt këtij veprimi të shëmtuar.
Djali, protagonist i kësaj çështje të shëmtuar, kishte shkuar për të takuar futbollistin duke i kërkuar autografe atij dhe në bisedë e sipër doli dhe historia e dhunës që kishte pësuar ai në ambientet e shkollës.
Ai bëri të ditur se linte orët e mësimit pikërisht për të mos qenë objektiv i këtyre agresioneve.
Në këtë pikë ka qenë vetë futbollisti që vendosi të ndërhynte në këtë çështje.
r.b/NOA