English

Kodheli: PD po minon procesin në njësinë nr. 10

Tiranë, 11 maj 2011, NOA – Zëdhënësja e Partisë Socialiste për fushatën zgjedhore Mimi Kodheli deklaroi pak minuta më parë se përfaqësuesit e Partisë Demokratike në KZAZ-në 54 të Njësisë Bashkiake numër. 10 në Tiranë, përkatësisht nënkryetari dhe sekretari i KZAZ-së kanë braktisur detyrën duke mos firmosur rezultatin final të shpallur pas përfundimit të procesit të numërimit në këtë njësi.

Kodheli e cilësoi këtë si një tjetër akt të dëshpëruar të kreut të demokratëve Sali Berisha, i cili siç tha ajo, po përpiqet me çdo kusht të minojë këtë proces zgjedhor dhe fitoren e sigurt në Bashkinë e Tiranës.

Në emër të Partisë Socialiste zëdhënësja Kodheli apeloi që askush të mos guxojë të luajë me votën e shqiptarëve.

Këtu ajo ripërsëriti thirrjen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndalojë së funksionuari si një vegël politike e pushtetit dhe të marrë urgjentisht masa për të siguruar

funksionimin e çdo hallke të procesit të numërimit të votave.

Kodheli i bëri thirrje KQZ-së të ndëshkojë përfaqësuesit e Partisë Demokratike që po përpiqen të sabotojnë procesin.

Duke iu referuar procesit të numërimit të votave në Tiranë, Kodheli u ndal tek procesi në minibashkinë nr. 5 ku procesi i numërimit ecën me ritme tejet të ngadalta, plotësisht jashtë normales.

Kodheli akuzoi përfaqësuesit e PD-së se po tentojnë të bllokojnë procesin e numërimit në këtë zonë bastion të së majtës.

Sipas Kodhelit në Njësinë numër 5 në Tiranë, janë numëruar vetëm 27 nga 75 qendra votimi, ku Edi Rama kryeson me 2456 vota.

Zëdhënësja e4 PS-së i bëri thirrje përfaqësuesve të Partisë Demokratike të mos e

bllokojnë procesin e numërimit në këtë njësi, duke siguruar të gjithë qytetarët e Tiranës se çdo votë e tyre do të numërohet ashtu siç është hedhur në kuti.

Në fund të deklaratës së saj më të fundit zëdhënësja e PS-së Mimi Kodheli përgëzoi për fitoren edhe kryetarin e ri të Bashkisë së Shijakut, Indrit Bukën.

Kodheli renditi fitoret e Partisë Socialiste në shumë bashki të vendit si në Vlorë, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Burrel.

mit/NOA

KOMENTE
  • Florin Ahmetaj13:09 - 11 Maj 2011
    po pse sa here kemi avantazh te Lulzim Bashes nga ana e PS kemi procese numrimi jo te rregullta.po pranoni rezultatin.kjo eshte mir per te gjith.
  • Majlinda Ramja12:50 - 11 Maj 2011
    po ik o ik po pranoni humbjen e mos na qani kryt ,,,fitore lulzim basha ,,,PD PD PD PD FITOREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE