English

Lulzim Basha: Rezultati në favorin tonë, të lexohet çdo votë

Tiranë, 11 maj 2011, NOA – Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, deklaroi pak momente më parë se do të presë deri në numërimin e votës së fundit për të shpallur zyrtarisht fitoren e tij në kryeqytet.

Megjithatë kandidati demokrat theksoi se rezultati në Tiranë është në favorin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

“Janë ende shumë vota për t’u numëruar dhe unë po pres të numërohen deri në fund. Të gjithë qytetarët e meritojnë të lexohet vullneti i tyre”, deklaroi Basha nga selia blu.

Ai bëri thirrje që procesi i numërimit të vazhdojë në mënyrë që vota e secilit kandidat në Tiranë të lexohet siç është hedhur nga zgjedhësit.

“Është koha të bashkohemi të gjithë rreth interesit qytetar, pasi jemi të interesuar që çdo votë të numërohet”, tha kandidati demokrat për Tiranën. Lulzim Basha apeloi se çdo ngadalësim apo bllokim në numërimin e votave ndikon negativisht në këtë proces.

Këtu ai i bëri thirrje komisionerëve të vazhdojnë pa vonesa dhe pa pengesa numërimin e votave, për ta përmbyllur atë me sukses.

Kandidati demokrat Lulzim Basha falenderoi të gjithë komisionarët, të cilët kanë punuar gjithë natën prej tri ditësh për të siguruar një proces të rregullt të numërimit të votave.

Sipas Bashës demokracia ka funksionuar gjatë tërë këtyre ditëve të përfundimit të procesit zgjedhor.

mit/NOA

KOMENTE
  • piperka15:02 - 11 Maj 2011
    kY BEN VETE APO. .CFAR