English

Pakësohen lindjet, Serbia “importon” nuse nga Shqipëria

Beograd, 11 maj, NOA – Lindjet e pakta të kohëve të fundit në Serbi, kanë shkaktuar një mungesë të grave të reja në vend.

Si rezultat i kësaj, një zyrtar i lartë i këtij vendi ka pohuar faktin se meshkujt e serbë po detyrohen që të kërkojnë nuse nga Shqipëria e afërt.

“Me një përqindje lindjesh në nivelin prej 1.4 për qind në të gjithë vendin, vetëm 11 komuna kanë shënuar rritje të popullsisë në vitin 2009”, tha Dragan Vukmiroviç, drejtor i zyrës së statistikave të Serbisë, sipas të cilit, aktualisht Serbia ka një popullsi prej 7.3 milion banorësh.

”Mosha mesatare e serbëve është rreth 41 vjeç dhe në 370 fshatra, as edhe një fëmijë i vetëm nuk ka lindur në dekadën e fundit”, tha Vukmiroviç. Duke shtuar se fluksi i mbërritjes së popullsisë rurale nëpër qytete, i ka lënë shumë fshatra të braktisur krejtësisht.

Mësohet se 30 për qind e serbëve që jetojnë në qytetet e tre më të mëdha të vendit: Beograd, Novi Sad dhe Nish. Vetëm dy milionë njerëz jetojnë në Beograd, ku popullsia është rritur me nga 50.000 persona në vit.

Femrat e reja nga zonat rurale kanë më shumë gjasa për të emigruar në kryeqytet, se meshkujt, tregojnë statistikat. E ky trend, i ka bërë njerëzit jugorë të Serbisë që t’i “importojnë” nuset nga Shqipëria, tha kreu i organizatës humanitare “Stara Ceda”, Rashka Vucicevic.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Anizel19:51 - 11 Maj 2011
    Ervin ...martesën se imponon dot....por duhet të dish një gjë:gjuha e parë që mësohet është gjuha e nënës kështu që avash avash do e zhdukin vetë ata rracën e tyre.
  • Ervin Fisniku19:42 - 11 Maj 2011
    e pse duhet te shkojne shqipetaret kur mun edhe te shduket si race e gjithe serbia