Zvicër, 11 maj, NOA - Një delegacion zviceran ka biseduar të martën në Kajro me autoritetet egjiptiane lidhur me pranim-dorëzimin e parave të ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak, të bllokuara në Zvicër.
Siç njofton Agjencia Egjiptiane e Lajmeve Mena, bisedimet dolën me rezultat. Ato kishin të bënin me të gjitha aspektet juridike dhe teknike, që kanë rëndësi për kthimin e të pasurisë së Mubarakut.
Menjëherë pas dorëheqjes së Mubarakut, Zvicra, si vend i parë në botë, ka marrë masën e bllokimit të pasurive te tij. Bëhet fjalë për një shumë prej 400 milionë frangash që u përshkruhen familjes së Mubarakut dhe katër ish ministrave të tij.
NOA