Tiranë, 11 maj, NOA – Ka përfunduar pak minuta më parë numërimi në njësinë numër 4 në Tiranë. Rezultati final në këtë njësi është 140 vota avantazh për kandidatin Lulzim Basha. Në total Basha mori 11000 vota dhe Rama 10860 vota.
Për rezultatin total në Tiranë, sipas KQZ-së, janë numëruar 324 kuti votimi nga 485 kuti votimi. Rama ka 85 403 vota, ndërkohë 85 180 vota ka Lulzim Basha i PD-së.
Ndërkohë numërimi ka përfunduar në njësinë 1 dhe në njësinë 10.
a.k/NOA