Athinë, 11 maj 2011, NOA- Greqia dhe kryeqyteti i saj, Athina është përfshirë nga valë protestash, ku qindra mijëra qytetarë janë përplasur me forcat e policisë.
Këto protesta erdhën pas masave të marra nga qeveria anti-krizë të cilat synojnë uljen e borxhit dhe përmirësimin e ekonomisë së vendit.
Protestat u nisën nën drejtimin e sindikatave greke, ku prej 24-orësh janë paralizuar sektorët publikë dhe rrjetet e transportit.
Reduktimi i deficitit buxhetor, për të lehtësuar borxhin e këtij shteti, ka çuar në përplasjen e protestuesve të cilët kanë goditur me sende të forta dhe bomba molotov trupat e policisë, ndërsa në kundërpërgjigje kanë marrë gaz lotësjellës.
Nga këto protesta raportohen një varg incidentesh, plagosjes dhe arrestimesh.
a.y/NOA