Tiranë, 11 maj, NOA – Partia Socialiste ka arritur të marrë dhe një tjetër bastion të Partisë Demokratike. Kandidati i saj në Shijak, Indit Buka rezulton fitues në këtë njësi vendore. Rezultati nuk është publikuar ende, për shkak të ankesave që kanë bërë komisionerët e Partisë Demokratike.
E vetmja bashki ku PD-ja kryeson bindshëm që nga hapja e kutisë së parë të votimit është ajo e Shkodrës.
Lorenc Luka i PD-së kryeson bindshëm me 13400 vota kundrejt kandidatit PS me 7917 vota.
a.k/NOA