Tiranë, 11 maj 2011, NOA-Në vijim të reagimeve të kryesocialistit Edi Ramës, në daljen e radhës para mediave ai u shpreh se Partia Demokratike po tenton të marrë padrejtësisht Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij pavarësisht tentativave të tyre ky proces nuk do mund të ecë përpara, pasi tha ai fuqia e saj ka mbaruar.
“Nuk mund te prekë asgjë. Ne i kemi premtuar qytetarëve se ata kanë detyrë të vijnë e të votojnë, ne kemi detyrë të mbrojmë çdo votë që gjendet në këtë kuti dhe ne do ta bëjmë deri në votën e fundit, me një organizim të përsosur. Tentativat po shtohen për të cenuar rezultatin fitues, duke u orvatur me ccdo formë, për t’iu afruar kutive të votimit, numëruesve, vëzhguesve pavarësisht se kjo përpjekje është e dukshme, por është në monitorimin tonë”, deklaroi kryesocialisti. Në përfundim ai shtoi se pavarësisht të gjithave fitorja është në krahun e socialistëve.
a.y/NOA