English

Serbia ndëshkon azilkërkuesit, reagojnë shqiptarët

Serbi, 11 maj, NOA - Autoritetet serbe pritet të ndjekin të gjitha familjet që gjenden në vendet perëndimore dhe i janë nënshtruar strehimit të azilit.

Këto aktivitete vijnë pas paralajmërimit të Komisionit Evropian (KE) për mundësinë e heqjes së liberalizimit dhe kthimit të regjimit të vizave për Serbinë.

Qeveria e Serbisë po shqyrton masa sanksionuese për azilkërkuesit si: ndjekje penale, konfiskim të pasaportave, si dhe dënime me burg për deklarime të rrejshme të atyre që kërkojnë azil jashtë vendit.

Zëvendëskryeministri serb për evrointegrime, Bozhidar Gjeliç propozoi ndryshime të Kodit penal për të përfshirë masat sanksionuese ndaj azilkërkuesve.

Duke patur parasysh se azilkërkuesit janë më shumë romë dhe shqiptarë, Gjeliç ka thënë se Serbia tek të gjithë ata qytetarë të saj që rrezikojnë liberalizimin e vizave do të veprojë në të njëjtën mënyrë pa marrë parasysh bazat etnike.

Në vendkalimet kufitare të Serbisë me Hungarinë, policia kufitare serbe po aplikon kontrolle të detajuara për të gjithë qytetarët e saj që udhëtojnë jashtë vendit për të zbrapsur keqpërdorimet e liberalizimit të vizave.

Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës kanë akuzuar Qeverinë Serbe e cila sipas tyre nuk po rikthen vëmendjen nga rajoni i tyre, i cili është njëri ndër më të prapambeturit në rajonin e Ballkanit.

“Situata e krijuar me azilkërkuesit tregon se shteti duhet seriozisht të merret me këtë problematik, për shkak se azilkërkuesit nga Serbia, por edhe Lugina e Preshevës pranë qendrave evropiane nuk janë produkt i pushteteve lokale, por produkt i politikave ekonomike”, theksoi Kamberi. Ai ka shtuar se me këtë situatë të krijuar, Qeveria e Serbisë duhet të merret seriozisht me zhvillimin e barabartë të të gjitha rajoneve të vendit, përshirë këtu Luginën e Preshevës, si një nga zonat më të varfra të Serbisë, por edhe në rajon”, deklaroi kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

NOA/INA

KOMENTE