English

Shiten News 24 dhe Gazeta Shqiptare, i blejnë Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo

Bari/Tiranë, 11 Maj 2001, NOA – Televizioni informativ rajonal Tv News 24, Gazeta Shqiptare, Radio Rash dhe portali i tyre në internet “BalkanWeb”, që prej ditës së sotme janë pronë e shoqërisë shqiptare “Focus Group” SHPK. “Focus Group” SHPK është themeluar nga Irfan Hysenbelliu, pronar i gazetës Panorama, Panorama Sport, revistës Psikologji dhe Artan Santo, aksioner kryesor i bankës Credins dhe në televizionin ekonomik Scan Tv. Pronarët e rinj të “NEWS 24”, “Gazeta Shqiptare”, “RadioRash” dhe portalit të tyre në internet “BalkanWeb”, deklaruan zyrtarisht sot se synojnë që të pasurojnë akoma më shumë vlerat e këtij shërbimi mediatik. Pavarësia dhe paanësia në informimin e publikut do të jenë kriteret kryesore mbi të cilat do të udhëhiqet ky shërbim edhe në të ardhmen, - thuhet në deklaratën zyrtare ku nuk jepen detaje për vlerat e shitjes dhe as për aksionet e dy pronarëve të rinj Hysenbelliu dhe Santo.

e.t/NOA

KOMENTE