Madrid, 11 maj, NOA – Tërmeti nga i cili sot e tërë ditën i frikësohej gjithë Roma, ra vërtet ... Por ama në Spanjë.
Kështu, mediat e huaja sapo kanë raportuar faktin se një tërmet me fuqi prej 5.3 ballës i shkallës Rihter u regjistrua në jug të Spanjës, në Murcia.
Epiqendra e tij ishte vendosur saktësisht në qytetin e Lorcas, pranë kufirit me Andaluzinë.
Sipas raporteve fillestare, ka patur të paktën 4 viktima të shkaktuara prej tij.
Madje thuhet se në Lorca u shembën dhe disa ndërtesa, si edhe është dëmtuar fasada e kishës së San Françeskos.
Ka qenë Rafaele Bendandi, një sizmolog dhe astronom autodidakt, i cili ka vdekur në vitin 1979, që kishte parashikuar se në këtë datë do të kishte tronditje nga tërmeti.
Por në Romë ama, gjë që nuk ka ndodhur ende.
Ndërsa sapo mësuam se tërmeti goditi Spanjën ... (vijon)
n.e/NOA