English

Vijon numërimi në Durrës, Dako udhëheq me vota kundrejt Xhaferraj

Durrës, 11 maj 2011, NOA – Kryebashkiaku aktual i Durrësit Vangjush Dako, që kandidon për të dytin mandat nën siglën e “Aleancës për të Ardhmen” udhëheq garën në qytetin bregdetar me mëse mbi 1100 vota kundrejt kandidatit demokrat të “Aleancës për Qytetarin” Ferdinand Xhaferraj.

Deri në këto momente në qytetin e Durrësit, ku procesi i numërimit të votave ecën tejet ngadalë janë numëruar 81 kuti nga 165 të tilla, pra më pak se gjysma e kutive të votimit.

Vangjush Dako udhëheq deri më tani me 17 165, ndërkohë që rivali i tij demokrat Ferdinand Xhaferraj ka marrë 16 024 vota.

mit/NOA

KOMENTE