Londër, 11 Maj NOA - Kaka tek Chelsea me sa duket është një marrëveshje pothuajse e përfunduar.
Konfirmimi vjen dhe nga e ëma e Rciky, e cila në rrjetin social të Twitter ka lënë një koment të papritur: “Të dashurit e mi, vitin e ardhshëm do të predikojmë fjalën e Zotit në Londër”.
Ky ishte mesazhi i Simone Leite, i cili është publikuar nga e përditshmja sportive në Spanjë, “As”.
Duhet thënë se prej kohësh presidenti Abramovich, padroni i “bluve” të Londrës, ka dashur të sjellë talentin brazilian në Angli dhe me sa duket momenti ideal tashmë ka ardhur.
r.b/NOA