Rifreskohet minutë pas minute
Tiranë, 11 Maj 2011 NOA – Nëse për kryetarët e bashkive dhe komunave, Aleanca për të Ardhmen që përfaqëson opozitën ka fituar masivisht, për këshillat bashkiakë situata është e ndryshme.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se në total janë deri tani 1.000.092 vota të numëruara ku rezulton se Aleanca për Qytetarin ka 539076 vota dhe Aleanca për të Ardhmen ka 461016 vota, pra 40 mijë vota është mazhoranca aktuale në avantazh.
Ndërkohë gara për Tiranën vazhdon të jetë e fortë. Deri në orën 20.00, rezulton se janë numëruar votat në 393 kuti nga 485 ku Edi Rama rezulton me 101297 vota, kurse rivali tjetër Lulzim Basha 102220 vota. Hysni Milloshi ka 1119 vota.
Nga 204636 vota të numëruara në gjithë Tiranën, diferenca e votave mes kandidatëve Basha dhe Rama është 923 vota më shumë për kandidatin e të majtës Edi Rama.
e.t/NOA
Rifreskohet minutë pas minute