Tiranë, 12 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se rreth 18480 vota të qytetarëve të hedhura në të gjitha qendrat e votimit dhe të konstatuara nga të gjitha KZAZ-të e kryeqytetit, cilësohen si vota të pavlefshme.
Ndërkaq duke pasur parasysh numrin e lartë të këtyre votave, nga ana e komisionerëve në KZAZ pretendohet që këto vota të shqyrtohen për shkak të numrit të madh të tyre, pasi pretendohet se roli i tyre mund të jetë vendimtar për animin e peshores drejt një kandidati të caktuar.
Sakaq është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ai që do të japë fjalën e fundit se ç’do të bëhet me to, pasi KZAZ-të, kanë të drejtë vetëm ti evidentojnë problemet e ngërçet e KQZ, të japë vendim për to.
a.y/NOA