Tiranë, 12 maj 2011, NOA- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, pasditen e sotme zhvilloi një vizitë në njësinë bashkiake numër 9, për të vëzhguar procesin e numërimit të votave.
Nga kjo njësi kreu ambasadori Wollfarth nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, duke preferuar të vëzhgojë në heshtje si po zhvillohej procesi i leximit të votave të qytetarëve.
E njëjta rrugë u ndoq edhe nga ambasadori i SHBA-ve, Alexander Arvizu, në vizitën e zhvilluar dy ditë më parë, në njërën nga qendrat e numërimit të votave.
a.y/NOA