English

Avari teknike në “Eurovizion”, transmetuesit: Na falni, ishte gabimi ynë!

Düsseldorf, 12 maj, NOA – Një konferencë urgjente shtypi është mbajtur nga transmetuesit NDR dhe EBU, të cilët kanë marrë përsipër realizimin nga ana teknike të festivalit “Eurovizion”, që po zhvillohet në Düsseldorf të Gjermanisë.

Dhe kjo, pasi probleme të mëdha në lidhje me dëgjimin e komenteve audio, kanë ndodhur natën e kaluar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të gjysmëfinales së parë kë këtij edicioni.

Kanë qenë pikërisht Jon Ola Sand, mbikëqyrësi ekzekutiv i festivalit “Eurovision Song”; së bashku me Thomas Schreiber, producent ekzekutiv; Thomas Riedel nga kompania Riedel që u mor me infrastrukturën e të gjitha komunikimeve dhe Dieter Thiessen, shefi i Transmetimeve Inxhinierike; të cilët kanë kërkuar falje publike ndaj të gjithë dëgjuesve të këtij evenimenti të rëndësishëm artistik evropian.

I pari, Thomas Schreiber kërkoi falje për të gjithë shikuesit dhe komentuesit të cilët kishin qenë të prekur nga humbja e komenteve gjatë pjesëve të natës së kaluar, megjithëse për fat, ky defekt nuk ndodhi me të gjitha vendet.

"Qëllimi ynë është që të japim një shfaqje të përsosur në çdo aspekt, dhe unë kërkoj falje në emër të NDR”, tha ai.

Schreiber vazhdoi më pas, duke u justifikuar se të hënën, çdo gjë ishte duke punuar shumë mirë dhe se pikërisht, në orën 20:40, rreth njëzet minuta përpara fillimit të emisionit, ka pasur shenja se diçka nuk do të shkonte si nuk do të shkonte siç duhet ...

Ndërsa nga ana e tij, Riedel, u shpreh se "kërkon falje për të gjithë shqetësimin e shkaktuar ndaj dëgjuesve të Eurovizionit".

Thomas Riedel nga kompania Riedel që u mor me infrastrukturën e të gjitha komunikimeve, tha se “ne e kuptojmë se kjo nuk është vetëm një çështje, por një problem. Përgjegjësia jonë fillon me linjat që shkojnë jashtë dhe problemet ishin përfundimisht në zonën tonë të përgjegjësisë”.

“Në këtë rast, kemi pasur probleme teknike me lidhjen e ashtuquajtur kanal audio, e cila nuk ishte duke punuar si duhet. Riedel ka përvojë të madhe në ngjarje të tilla ndërkombëtare, si Olimpiada e Pekinit, Formula 1, si dhe festivalin e Këngës në Eurovizion që u zhvillua në Oslo në vitin 2010”, tha ai.

Ndërsa Jon Ola Sand deklaroi se “ne nuk jemi të lumtur për këtë situatë, por jemi shumë të sigurt se mund ta rregullojmë atë”.

Në fund, një test stresi është bërë sot për të provuar çdo gjë me të gjitha linjat ISDN, para provave të përgjithshme.

Mësohet se do të ketë dy sisteme back-up, për t'u siguruar se nëse një sistem duhet të dështojë, do të ketë një tjetër rezervë.

n.e/NOA

KOMENTE