Tiranë, 12 maj 2011, NOA – Deputeti socialist Erion Braçe akuzoi se kandidati Lulzim Basha, ministri Genc Ruli, zëvendësministri Ferdinand Pone dhe Prefekti i Tiranës Keltis Kruja po mbajnë peng numërimin e votave në njësinë bashkiake nr. 5, duke grumbulluar pranë vetes edhe kriminelë ordinerë.
katër njësi të kryeqytetit. “Po e përsëris edhe njëherë që një tufë me katër kriminelë, Lulzim Basha, Genc Ruli, Keltis Kruja dhe Ferdinand Pone, i cili para pak minutash, ka telefonuar dhe ka grumbulluar katër personat skeduar penalisht për të kryer veprime kriminale në njësinë numër 8, po mbajnë peng procesin e numërimit të votave në Tiranë”, deklaroi Braçe.
Ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit të kontrollojnë fuoristradat që shoqërojnë Keltis Krujën dhe makinat që shoqërojnë Ferdinand Ponen.
“Nëse brenda tyre nuk ka njerëz të autorizuar për armëmbajtje me leje atëherë t’i marrin e t’i arrestojnë. Këta njerëz duan luftë në Tiranë, duan gjak në Tiranë. Ne jemi të vendosur të numërojmë votën me qetësi, me drejtësi dhe me ndershmëri”, tha Braçe.
Duke kërkuar praninë e mediave dhe të qytetarëve në njësinë nr. 5, pikërisht në KZAZ-në e vendosur pranë shkollës “Vasil Shanto”, deputeti Erion Braçe theksoi se “Të gjithë numëruesit që u paraqitën në tavolinat e numërimit që në orën 9 pa një çerek të mëngjesit janë në hotel Diplomat. Mbahen atje të mbledhur nga Genc Ruli dhe Keltis Kruja, ky i dyti banditi i tretë që i është shtuar procesit elektoral”.
Braçe akuzoi perfektin e Tiranës Keltis Kruja se prej pesë ditësh qarkullon në të gjithë Tiranën me 40 fuoristrada, në të cilat ka armatim sa për të luftuar dhjetë orë rresht.
“Ky është banditi që ka prefekt sot Tirana dje ky është banditi që së bashku me kriminelin Genc Ruli po mbajnë peng njësinë numër 5 tani në këto çaste, shkoni i keni në
hotel Diplomat që të gjithë”, nënvizoi deputeti socialist.
Këtu deputeti socialist i bëri thirrje qytetarëve të mblidhen për të mbrojtur votën e lirë në katër qendrat e numërimit të votave, në shkollën Vasil Shanto në njësinë 5, në ndërmarrjen e shpëtim minierave në Laprakë në njësinë 11, në Shkollën e Kuqe në njësinë 8 dhe pranë Muzeut Historik Kombëtar në njësinë 9.
“Grumbullohuni në Tiranë pranë këtyre 4 qendrave në mbrojtje të votës së lirë. I është marrë jeta 4 qytetarëve për votën e lirë”, apeloi deputeti socialist Erion Braçe.
mit/NOA