English

Dako: Çdo bëj për Durrësin tani që fitova

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako arrin një fitore të ndjeshme ndaj Xhaferajt duke marrë mandatin e dytë

Durrës, 12 maj 2011 NOA - Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka arritur një fitore të ndjeshme duke marrë besimin e qytetarëve të Durrësit për një mandat të dytë. Dako ka marrë 3584 vota më shumë se rivali Xhaferaj.

Kryebashkiaku Dako u shpreh sot se çelësi i kësaj fitoreje “ishte pikërisht puna sepse qytetarët durrsakë vlerësojnë më shumë punën se ngjyrimet politike”.

Dhe tashmë në mandatin e dytë Dako deklaroi se do të vazhdojë të bëjë akoma më shumë për qytetin e Durrësit: “Fitorja kaq e thellë erdhi sepse qytetarët vlerësojnë punën. Kemi punuar shumë dhe qytetarët e Durrësit na vlerësuan shumë”, -tha Dako.

Tashmë në mandatin e dytë do të punojmë akoma më shumë në shërbim të qytetarëve. Duket qartë që qytetarët e Durrësit nuk shikojnë ngjyrimet politike sesa vlerësojnë punën dhe votojnë atë kryetar bashkie që u shërben atyre dhe sa më shumë tu shërbesh qytetarëve dhe të punosh aq më i madh do të jetë vlerësimi. Në mandatin e dytë do të vazhdojmë tu shërbejmë të gjithë qytetarëve të Durrësit pa dallim ashtu siç kemi bërë në katër vitet që kaluam. Edhe ky mandat do të jetë i mbushur me akoma më shumë punë në shërbim të qytetarëve për t’ia ndryshuar krejtësisht faqen Durrësit.”

Në përfundim të numërimit të 165 kutive, ka rezultuar se Dako ka fituar 33369 vota dhe Xhaferraj 29785 vota. Në Durrës votuan 64 857 zgjedhës të thirrur në votime. Dako ka marrë 10 herë më shumë vota se në vitin 2007 kur ai fitoi mandatin e tij të parë.

Pas shpalljes së fitores nga KZAZ e Durrësit në qytet kanë nisur festimet masive të qytetarëve të Durrësit ndërkohë që kryebashkiaku Dako ka falenderuar qytetarët që i besuan sërish drejtimin e Bashkisë së qytetit dhe shtoi se ky besim do tu kthehet qytetarëve me punë dhe investime të mëtejshme.

e.t/NOA

KOMENTE