Durrës, 12 maj 2011, NOA – Vangjush Dako, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” rikonfirmohet kryebashkiaku i Durrësit edhe për një mandat të dytë në krye të bashkisë së qytetit bregdetar.
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në qytetin e Durrësit Dako mori plot 33 369 vota, kundrejt 29785 votave që arriti të marrë kandidati demokrat i “Aleancës për Qytetarin” Ferdinand Xhaferraj.
Diferenca mes dy kandatëve është plot 3584 vota më shumë për kandidatin e majtë Vangjush Dako, një diferencë e konsiderueshme ndaj Xhaferraj, duke bërë që Durrësi të mbetet prej disa mandatesh bastion i të majtës.
Ndërkaq gara mbetet e fortë në kryeqytet, kur sot kryeson me mbi 700 vota kandidati demokrat Lulzim Basha kundrejt kandidatit të majtë, Edi Rama.
mit/NOA