Elbasan, 12 maj, NOA – Kandidati i opozitës në Elbasan, Qazim Sejdini vazhdon të kryesojë garën ndaj kandidatit të opozitës Durim Hushi. Në garën për bashkinë e Elbasanit janë numëruar 77 kuti votimi nga 96 kuti që ka gjithsej kjo bashki.
Qazim Sejdini ka marrë 20 469 vota, ndërsa Durim Hushi deri tani ka 14 026 vota.
Ndërkohë gara për votat e koalicioneve në këtë bashki paraqitet ndryshe nga ajo e kandidatëve.
“Aleanca për Qytetarin” ka marrë më shumë vota duke siguruar shumicën në këshillin bashkiak.
a.k/NOA