English

Gjonçaj: Ristani dhe KQZ po vonojnë numërimin e votave

Tiranë, 12 maj 2011, NOA- Përfaqësuesi ligjor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj në një dalje për mediat deklaroi se vendimmarrja e KQZ-së po bllokon ecurinë e procesit të numërimit të votave.

Sipas tij KQZ po vepron në mënyrë të kundërligjshme, pasi nuk po çon në KZAZ vendimin dhe përfaqësues të saj, duke bërë që të shkaktohen vonesa te njësia nr.5 dhe tek ajo nr.10.

“Kjo gjë ka ardhur vetëm për shkak të mos dërgimit të vendimit nga KQZ, ku kryetari Arben Ristani ka treguar që KQZ do trajtojë me shpejtësi çështje që kanë të bëjnë me bllokimin e situatave, pro në këtë rast nuk është bërë. Përfaqësuesit tanë janë në pritje për të ushtruar detyrën në bazë të përcaktimeve ligjore. Administrata e KQZ-së është e politizuar në ekstrem, madje po politizon edhe veprimtarinë e këtyre njësive. I bëj thirrje zotit Ristani të sillet në lartësinë e detyrës që ai ka, pasi komisionerët janë jashtë gardhit të policëve”, deklaroi Gjonçaj.

Më tej ai theksoi se, në raste kur ka pasur kërkesë për vendimmarrje nga ana e Partisë Demokratike, komisioni ka nxituar, ndrysa tha ai prej KQZ-së procesi po ecën avash.

a.y/NOA

KOMENTE