Torino, 12 Maj NOA - Andrea Prilo sezoni e ardhshëm do të luajë për skuadrën e Juventusit.
Me sa bëhet e ditur marrëveshja është arritur një javë më parë në Torino, në një takim mes Marotta-Paratici dhe Tinti, agjenti i mesfushorit 31-vjeçar në skadencë të kontratës me Milanin.
Atij i është ofruar një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.
Me sa duket Juventusi i ri është duke nisur nga kualiteti, por megjithatë blerja e talentit italian ka qenë e ndërmarrë nga drejtuesit e klubit dhe jo nga një kërkesë e drejtpërdrejtë e teknikut.
r.b/NOA