English

Kryenegociatori serb viziton sot Kosovën

Prishtinë, 12 maj, NOA - Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviç, shkon sot në Prishtinë, për të takuar zyrtarë të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit serb.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një përfaqësuesi të qeverisë së Serbisë në Prishtinë, pas përfundimit të luftës. Kjo vizitë, e cila ndodhë në prag të raundit të ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur reagime të ndryshme në Kosovë.

NOA

KOMENTE