English

Lufta e numrave për Tiranën, Basha në avantazh ndaj Ramës

Tiranë, 12 maj 2011, NOA – Ndërkohë që në bashkitë më të rëndësishme të vendit, përveç kryeqendrës së veriut, Shkodrës, harta elektorale e zgjedhjeve vendore të 8 majit po ngjyroset me rozë, beteja elektorale mbetet ende e ethshme mes dy kandidatëve në kryeqytet.

Në këto momente kur janë numëruar 437 nga 485 kutitë për Tiranën, kandidati i djathtë Lulzim Basha udhëheq me 112906 vota kundrejt 111845 votave që numëron deri më tani kryebashkiaku aktual, Edi Rama dhe i treti renditet kandidati i Partisë Komuniste Hysni Milloshi me 1247 vota.

Pra diferenca mes dy kandidatëve është 1161 vota më shumë për kandidatin demokrat Lulzim Basha, kur kanë mbetur edhe 48 kuti.

Ndërkohë në njësinë nr. 9 janë numëruar 33 nga 41 kutitë dhe Lulzim Basha kryeson me 9650 kundrejt 9273 që numëron Edi Rama.

Në njësinë bashkiake 11, përmbyllet procesi i numërimit në 55 kutitë dhe Lulzim Basha kryeson me 13 402 vota dhe Edi Rama me 10 720 vota.

Në njësinë bashkiake 5 janë numëruar 40 nga 65 kutitë për këtë zonë dhe ku Edi Rama udhëheq me 11799 vota kundrejt 8647 votave që ka marrë deri më tani Lulzim Basha.

Kjo zonë ku përfshihet edhe zona e Komunës së Parisit ku kanë mbetur edhe 15 kuti është cilësuar si një zonë bastion e të majtës.

Në njësinë nr 8 janë numëruar 26 nga 30 kutitë e votimit, dhe deri më tani kryeson Edi Rama 6034 vota kundrejt Lulzim Bashës 5079 vota.

KZAZ nr. 52 është tashmë drejt përfundimit me vetëm katër kuti të mbetura për t’u numëruar

Njësia nr. 9 shënon një avantazh të Lulzim Bashës ndaj kandidatit të majtë Edi Rama.

mit/NOA

KOMENTE
  • SERLA11:23 - 13 Maj 2011
    normal qe sonte tirana do festoj do festoj fitoren e merituar te partis demokratike e kryetarit te bashkis lulzim basha fitore luli je i mrekullueshem e meriton kete fitore
  • Hajdin Gashi Dini21:36 - 12 Maj 2011
    Koha eshte per ndryshime ne Kryeqytet besoj qe Tirana me Bashen ne krye dukshem do te perparoj ....
  • Marjana Palla15:19 - 12 Maj 2011
    sigurishte qe Basha fiton mjafte me me paaftesine e kuadrove bashkiak dhe pislllekun e tiranes ne cdo hane .................