Kaliforni, 12 Maj, NOA- Dy të dashuruar u martuan në Kaliforni. Çfarë ka të çuditshme? Asgjë, përveç faktit se dhëndëri është 100 vjeç dhe nusja më pak. Çdo gjë fillon nga viti 1981, kur ai filloi ti vijë rrotull. Propozimit të tij për martesë ajo i përgjigjet: "Sigurisht. Do të martohem vetëm kur ti kesh mbushur 100 vjeç". Dhe tani ai është 100 vjeç, duke festuar 100 vjetorin me martesë!
Protagonistët e ngjarjes janë Forrest Lunsway dhe e dashura e tij Rose Pollard. Dhëndri ka lindur në vitin 1911 në Indiana, është rritur në Kansas. Më pas ai transferohet në Kaliforni ku dashurohet me Rose e cila ka lindur në Sacramento në vitin1920.
Të dy kanë një pasion të përbashkët: vallëzimin. Të sapomartuarit kanë festuar në shoqërinë e miqve të tyre.