Tiranë, 12 maj, NOA – Rreth 30 minuta më parë ka nisur numërimi në njësinë numër pesë në kryeqytet. Komisionerët e Partisë Demokratike kanë nisur punën normalisht duke numëruar votat për kryetarët e bashkisë.
Në emër të PS, deputeti Erion Braçe kërkoi kthimin në normalitet të procesit të numërimit në këtë njësi, duke u bërë thirrje të gjithë banorëve të kësaj zone që të mblidhen pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku ndodhet KZAZ e njësisë 5.
Ndërkohë që pas deklaratave të Partisë Socialiste ka ardhur dhe numërimi i Partisë Demokratike, duke i cilësuar akuzat si të pabaza.
a.k/NOA