Tiranë, 12 maj 2011, NOA- Gara për Tiranën, është cilësuar si gara e surprizave për shkak të përmbysjes së herë pas hershme të rezultatit mes dy kandidatëve.
Grafiku mes tyre ka bërë që një ditë të kryesojë kandidati socialist Edi Rama e ditën tjetër ai demokrat Lulzim Basha.
Në raportimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mësohet se Lulzim Basha kryeson me 1101 vota në avantazh të kryesocialistit Edi Rama.
Ky rezultat ka dalë për 448 kuti votimi të numëruara ndër 485 gjithsej.
Në to rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 115786 vota, kurse Edi Rama 114685 vota dhe Hysni Milloshi, 1271 vota.
Sakaq në raport me ditët e tjera, shihet një heshtje nga ana e kryesocialistit i cili ditën e djeshme, ruajti një raport të daljeve të herë pas hershme në media, duke shfaqur euforinë dhe bindjen për fitore, ndërsa sot, Rama ka zgjedhur heshtjen në pritje të ndonjë përmbysje të rezultatit.
a.y/NOA