English

Parashikimi i motit për 13 Maj 2011

Shqipëria

Moti -E premte, 13 maj 2011

Sipas MeteoAlb: Mengjesi i dites se Premte do te dominohet nga kthjellimet ne te gjithe territorin shqiptar perjashtuar zonat malore te cilat do te kene kalime vranesirash te lehta gjate oreve te mesdites.

Edhe pasditja do te vijoje me mot te kthjellet ne zonat e ulta dhe bregdetare duke lene me kthjellime dhe vranesira te here pas-heshme ne zonat malore te Shqipërisë.

Ne kushte te stabilitetit atmosferik do te mbetemi ne mbremje dhe gjate nates.

Temperaturat e ajrit do te rriten lehte ne vlerat e mengjesit por edhe mesdita do te sjelle rritje me 2 grade te temperaturave ne vend.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa

Moti Neser – E premte, 13 maj 2011

Europa veriore dhe Veriperëndimore do te karakterizohen nga kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te dominojne ne keto vende. Shira me te dendur do te bien ne Skandinavi dhe Ishujt Britanike.

Edhe nje pjese e Europes Qendrore dhe zona e Alpeve do te jete me vranesira dhe reshje shiu por me intensitet te ulet.

Gjithashtu me vranesira dhe shira do te nise edhe nje pjese e pellgut te mesedhut me epiqender ne Itali por shirat parashikohet te largohen ne pjesen e dyte te dites.

Ndersa Jugperëndimi i kontinentit, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Qendrore do te karakterizohen nga moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E premte, 13 maj 2011

Ishujt Britanike do te mbeten me shira intensive;

Zona e Alpeve rrezikohet nga vranësira dhe shira;

Skandinavia alarmon stuhi te forta ere dhe shira.

e.t/NOA

KOMENTE