English

Pasqyra e Shtypit, 12 maj 2011

Tiranë, 12 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 12 Maj 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Kabllogrami Uithers: Blerje dhe ryshfete në zgjedhje, Berisha, truri i trukimeve”, i cili pasqyron një dokument të ambasadës amerikane, dërguar në Uashington para zgjedhjeve të vitit 2009. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Mbërrin nga Turqia predha e Aleksit”, “Artur Zheji dhe Arian Çani në apartamentin e Ilir Metës në ish-Bllok”.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Shifrat e mëngjesit, Basha zgjohet në avantazh”, i cii flet për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Thellohet avantazhi i PS me bashkitë, koalicioni i PD ka 46 mijë vota më tepër”, “Bulqizë, ekzekutohet me armë roja”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Këshillat bashkiak, PS mbi PD, Aleanca “Berisha” 54 mijë vota para Ramës”, i cili flet për rezultatin e zgjedhjeve lokale. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Si i rekrutuan nga grekët 90 barinj shqiptarë’, “Kapet në Greqi i kërkuari për masakrën e Qafë-Gjashtës”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Lufta” në kutinë e fundit, Berisha anulon mbledhjen e qeverisë”, i cili për zhvillimet fundit në Tiranë, në lidhje me procesin zgjedhor. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Surpriza, socialistët humbasin Roskovecin, zonën e Xhindit”, “Topi: Çdo vonesë apo pengesë dëmton procesin e zgjedhjeve”, “Shullazi në gjykatë: Pistoletën e kam suvenir”, “Shqiptarët paguajnë borxhet që la pas Enveri”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al

a.k/NOA

KOMENTE