English

Policia e Shtetit: 16 rastet ku kemi ndërhyrë për mbarëvajtjen e procesit

Tiranë, 12 maj 2011, NOA – Pas akuzave të njëpasnjëshme nga opozita se po bashkëpunon me Partinë Demokratike për të penguar numërimin e votave në disa njësi bashkiake në kryeqytet, Policia e Shtetit i përgjigjet akuzave duke deklaruar se është tërësisht e angazhuar për menaxhimin me sukses të fazës përfundimtare të procesit zgjedhor, përkatësisht sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave dhe shoqërimin e materialeve zgjedhore drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Policia e Shtetit duke iu referuar ligjit bëri me dije se Policisë së Shtetit i lejohet të futet në ambientet e VNV-ve, për ruajtjen e tyre perimetrit rreth tyre nga ora 18.00’ e ditës së zgjedhjeve deri në momentin e nxjerrjes së tabelave të rezultatit nga KZAZ-ja.

Sipas policisë gjatë këtij procesi punonjësi i policisë qëndron jashtë ambienteve të VNV-së sipas përcaktimit të bërë nga KZAZ-ja.

Po kështu Policia e Shtetit në një deklaratë për shtyp thotë se asaj i lejohet edhe ndërhyrja në VNV për rivendosjen e rregullit në rast të cënimit të tij, nga personat e pranishëm në VNV, apo nxjerrja jashtë e personave të paautorizuar.

“Në këto raste gjithmonë ndërhyrja realizohet bazuar në Vendimin e KZAZ-së apo KQZ-së për kërkimin e ndihmës së strukturave të Policisë së Shtetit dhe pas rivendosjes së rregullit sërish me vendim të këtyre Komisioneve shërbimet e policisë largohen nga ambientet e VNV-së”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Ndërkaq, ky institucion nënvizon se shërbimet e policisë vazhdojnë të përmbushin me profesionalizëm dhe korrektësi detyrat për garantimin e sigurisë pranë Vendeve të Numërimit të Votave.

Policia e Shtetit thekson se gjatë tërë këtij procesi janë vërejtur 16 raste nga nisja e procesit deri më tani, ku është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Shtetit pranë Vendeve të Numërimit të Votave.

Me datë 09.05.2011, rreth orës 02.00’, KZAZ-ja Nr. 28, në Korçë, me

vendim ka kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë, pasi është krijuar

konfuzion dhe vështirësi në Vendin e Numërimit të Votave si rezultat i

fluksit të madh të personave (komisionerë dhe personave të tjerë) në VNV.

Punonjësit e policisë pasi kanë ndërhyrë e normalizuar situatën janë larguar

nga VNV-ja sërish me vendim të KZAZ-së. Gjatë ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë

incident.

Me datë 09.05.2011, rreth orës 04.50’, nga KZAZ-ja nr. 25, në

Gjirokastër, me Vendim ka kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë për

shkak të vështirësive të krijuara dhe cenimit të rregullit nga personat e

pranishëm në këto ambiente. Gjatë ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me

vendosjen e rregullit me Vendim të KZAZ punonjësit e policisë janë larguar

nga VNV-ja.

Me datë 09.05.2011, rreth orës 05.45’, nga KZAZ-ja Nr. 27, në

Përmet, me Vendim ka kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë në

ambientet e KZAZ-së për vendosjen e rregullit të cenuar nga personat e

pranishëm në këto ambiente. Gjatë ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me

vendosjen e rregullit KZAZ-ja, me Vendim ka kërkuar largimin e punonjësve të

policisë nga VNV-ja.

Me datë 09.05.2011, rreth orës 01.10’ në KZAZ-ja Nr. 61, në Vlorë me

Vendim ka kërkuar largimin e një personi nga këto ambiente, i cili nuk ishte

anëtar i komisionit të numërimit të votave. Pas realizimit të ndërhyrjes me

Vendim të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar sërish nga VNV-ja.

Me datë 09.05.2011, rreth orës 10.40’, nga KZAZ-ja nr. 61, Vlorë ,

me Vendim është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e

rregullit të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente. Gjatë

ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim

të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar nga VNV-ja.

Me datë 09.05.2011, rreth orës 09.40’, nga KZAZ-ja nr. 11, në Krujë,

me Vendim është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e

rregullit të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente. Gjatë

ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim

të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar nga VNV-ja.

Me datë 10.05.2011, rreth orës 02.10’, nga KZAZ-ja nr.30, në Korçë,

është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e rregullit

të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente (grindje). Gjatë

ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim

të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar nga VNV-ja.

Me datë 10.05.2011, rreth orës 03.12’, nga KZAZ-ja nr.29 në Korçë,

është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e rregullit

të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente (grindje). Gjatë

ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim

të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar nga VNV-ja.

Me datë 10.05.2011, rreth orës 13.45’, nga KZAZ-ja nr.5 në Dibër,

është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e rregullit

të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente. Gjatë ndërhyrjes nuk ka

pasur asnjë incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim të KZAZ-së

punonjësit e policisë janë larguar nga VNV-ja.

Me datë 10.05.2011, rreth orës 14.40’, nga KZAZ-ja nr.20 në Fier, është

kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e rregullit të

cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente (probleme për shkak të

numrit të madh të personave të pranishëm të pajisur me autorizim). Gjatë

ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim

të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar nga VNV-ja.

Me datë 10.05.2011, rreth orës 14.30’, nga KQZ-ja, është kërkuar

ndërhyrja e shërbimeve të policisë në ambientet e VNV-së tek KZAZ-ja nr.54

në Tiranë për nxjerrjen jashtë këtyre ambienteve të personave të pautorizuar

për të qëndruar. Pasi kanë marrë Vendimin e KQZ-së, në përputhje me Kodin

Zgjedhor kanë ndërhyrë strukturat e policisë për zbatimin e vendimit të

KQZ-së, me praninë e një personi të deleguar nga KQZ-ja, duke larguar

personat e përcaktuar në vendim. Gjatë ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë

incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim punonjësit e policisë janë

larguar nga VNV-ja.

Me datë 10.05.2011, rreth orës 22.30’, nga KZAZ-ja nr.41 në Shkodër,

është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e rregullit

të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente (vëzhguesit nuk

respektonin largësinë e perimetrit të sigurisë mes numëruesve e vëzhguesve).

Gjatë ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me vendosjen e rregullit me

Vendim të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar nga VNV-ja.

Me datë 10.05.2011, rreth orës 23.30’, nga KZAZ-ja nr.44 në Koplik,

është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e rregullit

të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente (probleme nga

vëzhguesit). Gjatë ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me vendosjen e

rregullit me Vendim të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar nga

VNV-ja.

Me datë 11.05.2011, rreth orës 19.50’, nga KZAZ-ja nr.57 në Tiranë,

është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen e rregullit

të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente (vëzhgues dhe

përfaqësues të subjekteve politike). Gjatë ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë

incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim të KZAZ-së punonjësit e

policisë janë larguar nga VNV-ja.

Me datë 11.05.2011, rreth orës 00.20’, nga KZAZ-ja nr.25 në

Gjirokastër, është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për vendosjen

e rregullit të cenuar nga personat e pranishëm në këto ambiente (probleme

nga vëzhguesit). Gjatë ndërhyrjes nuk ka pasur asnjë incident. Me vendosjen

e rregullit me Vendim të KZAZ-së punonjësit e policisë janë larguar nga

VNV-ja.

Me datë 12.05.2011, rreth orës 11.00’, nga KZAZ-ja nr.41 në Shkodër,

mit/NOA

KOMENTE