Rrëfimet për Traian Basescun dhe Ion Iliescun
Bukuresht, 12 maj, NOA – Presidenti rumun, Traian Basescu, të ketë qenë një spiun i Securitatea-s?! Një dyshim i tillë duket se po shfaqet në opinionin publik të Rumanisë, pas dëshmive në media mbi rolin e bashkëpunëtorit që ai mund të ketë patur me ish-policinë sekrete të kohës së diktatorit Nicolae Casusescu, “Securitatea”.
Dëshmia konkrete jepet nga një person, i cili pohon të ketë kontaktuar me Bascescun gjatë viteve kur ai cilësohej si “bashkëpunëtor” i këtij organi të fshehtë të ish-regjimit komunist rumun.
Ai madje e ka cilësuar atë si një pseudo-president lojtar, i cili drejton një popull të uritur.
“Bascescu është në njëfarë mënyre, fati i një vendi që e ka luajtur historinë e tij personale në ruletë”, citon dëshmitari.
Po si u vërtetua që presidenti rumun Traian Basescu, ka qenë i lidhur me “Securitatean”? Në 19 nëntor të vitit 2004, George Onişoru, president i kolegjit CNSAS, iu drejtua arkivave të ministrisë së Mbrojtjes rumune në qytetin Piteshti, ku studioi saktësisht dokumentin origjinal "Mangalia 02 510 MU, shërbimi informativ 1972-1980”, ku respektivisht në faqen 65, shkruheshin këto fakte:
Emri: Traian Basescu Kategoria: Bashkëpunëtor
Firma e vartësit që merr dërgesat: Bordero nr.001744 / 11 shtator 1973” CNSAS ka kërkuar më pas ndaj Shërbimit Inteligjent Rumun kartelën përkatëse ndaj Traian Basescut. Por Sorin-Marius Brateanu, shef i sekretarisë së SRI (organi që ruan arkivat e Securitate), e ka mohuar këtë.
Si të jetë e vërteta?!
***
Por një dëshmi tjetër tronditëse, nga një kolonel rumun në rezervë, ka mbërritur edhe në lidhje me Ion Iliescun, i cili shërbeu si president i Rumanisë në periudhat e viteve 1990-1996 dhe 2000-2004.
Ai u bë pjesë e Partisë Komuniste Rumune në vitin 1953 dhe u kthye në një krah të djathtë të ish-diktatorit Caucescu, ndërsa luajti rol edhe në përmbysjen e tij në vitin 1989, duke marrë në dorë zhvillimet demokratike të vendit, më pas.
Sipas kolonelit Ion Frujinoiu, Ion Iliescu nuk është se kishte ndonjë koordinim formal me policinë sekrete komuniste, porse koordinonte me të, nën pretekstin për të ruajtur sigurinë e lokalitetit të Jashit.
Nga ana e tij, ish-presidenti rumun i ka mohuar gjithmonë akuzat për lidhje të tij me “Securitatea”n.
n.e/NOA