Majami, 12 Maj NOA - Beau Thompson është duke bërë një pasuri të vërtetë dhe kjo falë zbulimit të tij inovativ, e cila i përket totalisht fushës së “dashurisë”.
Bëhet fjalë për prezervativin, i cili është i pajisur me rripa.
Ideja ka qarkulluar ashtu siç ndodh gjithmonë, nga një nevojë reale. Ka ndodhur shumë herë që një mashkull, ka humbur çastin e vënies, pikërisht si pasojë e prezervativit dhe ky është një fakt i pohuar nga vetë ish-magazinieri në Majami.
“Diçka e tillë më ka ndodhur dhe mua, ku prej tymosjes dhe alkoolit, nuk kam arritur dot të vendosja një prezervativ. Në këtë mënyrë një moment kënaqësie i tillë është kthyer në një gafë të vërtetë”, - tha ai.
Pikërisht në lidhje me këtë fakt, së fundmi është realizuar prezervativi, i cili në anët e tij është i pajisur me rripa dhe jo në mënyrë të tillë që të lehtësojë vendosjen e tij.
r.b/NOA