Prishtinë, 12 maj 2011, NOA- Policia e Kosovës lajmëroi pak më parë se ndërtesa e Qeverisë është rrethuar nga rreth 400 persona të cilët kanë protestuar para saj.
Raportohet se rreth 50-60 persona kanë qenë të dhunshëm dhe kanë përdorur mjete të forta dhe gurë dhe të cilat i kanë hedhur në drejtim të objektit të qeverisë dhe veturave zyrtare duke dëmtuar një pjesë të tyre.
Mësohet se 15 policë kanë marrë plagë si pasojë e sulmeve të protestuesve, ndërsa nga ana e protestuesve mësohet se janë lënduar pesë persona.
Ndërkaq sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, theksohet se akte të tilla kanë vijuar edhe parlamentit dhe si rrjedhojë një numër i xhamave janë thyer nga hedhja e mjeteve të forta dhe gurëve.
Sipas policisë edhe aktualisht para ndërtesës së Qeverisë dhe Parlamentit, po qëndrojnë ende protestues, të cilët po mbikëqyren vazhdimisht nga.
Ndërkaq më herët Lëvizja Vetëvendosje lajmëroi për një protestë para godinës së Qeverisë.
a.y/NOA