English

Qumështi i gjirit redukton rrezikun e problemeve në sjellje tek fëmijët e vegjël

Itali, 12 Maj NOA - Qumështi i gjirit, ai i mamasë, duhet thënë se nuk harrohet asnjëherë dhe kjo frazë është theksuar gjithnjë nëpër fushatat e Ministrisë së Shëndetësisë në mbarë botën. Diçka e tillë me sa duket është e lidhur ngushtë dhe me sjelljet e bebeve në një të ardhme.

Sipas një studimi anglez të publikuar në “Archives of Desease in Childhood”, i koordinuar nga Universiteti i Oxford, faktikisht, foshnjat rrezikojnë shumë më pak të kenë të zhvilluara probleme në sjellje gjatë fazës së fëmijërisë së tyre.

Lista e benefiteve të qumështit të gjirit të mamasë, në këtë mënyrë shtohet gjithnjë e më shumë.

Dihej se qumështi i gjirit, i bënte fëmijët më inteligjentë, më rezistencë ndaj viruseve, më të shëndetshëm dhe me një tru më të zhvilluar.

Studimet e fundit tashmë provuan dhe faktin se ndihmojnë shumë fëmijët që të mos kenë probleme në një të ardhme në sjelljet e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE