English

Rrufeja godet aeroplanin në fluturim

Londër, 12 maj, NOA - Një rrufe ka goditur një avion në momentin që ai ulej në pistë gjatë stuhitë. Rrufeja ka rënë mbi pjesën ballore të avionit, ndërsa goditja e fuqishme e energjisë është ndjerë nëpër gjithë trupin e avionit Airbus A380.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Hithrou”. Ajo që ka çuditur më tepër ka qenë se dhe pas goditjes, avioni ka vazhduar procedurën e uljes në pistë. 500 pasagjerët që vinin nga Dubai janë ulur në mënyrë të sigurt në tokë. Fotoja e rrallë është kapur nga fotografi Chris Dauson në jug-perëndim të Londrës.

David Learmount, redaktor për sigurinë e internetit në “Flightglobal”, ka thënë se nuk është i befasuar nga fakti që Airbus A380 nuk ka pasur dëme.

“Ky lloj aeroplani merr disa goditje rrufeje në vit, por nuk është dramatike”. Ai theksuar se metali bënë që rrufeja të mos shkaktojë dëme dhe të shërbejnë si përcjellës.

a.k/NOA

KOMENTE