English

Sarandë, kapet i dënuari për kalim kufiri

Sarandë, 12 maj 2011, NOA – Policia e Sarandës ndaloi mbrëmë një 43-vjeçar, i cili ishte dënuar me burg për kalim të paligjshëm të kufirit.

Bëhet fjalë për shtetasin Arben Sotir Muhameti, banues në lagjen “Barikada” të qytetit të Beratit.

Policia ekzekutoi kështu vendimin penal të Gjykatës së Sarandës që e dënoi me burg Arben Muhametin në seancën e datës 16 mars të këtij viti.

Arben Muhameti i është kaluar për procedim të mëtejshëm Prokurorisë së Sarandës.

mit/NOA

KOMENTE