Komo, 12 Maj NOA - Arrati romantike dhe me shumë pasion në liqenin e Komos për Gerard Pique dhe Shakira.
Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja bukuroshe kolumbiane, siç tregon shtypi spanjoll (janë fotografuar nga “Vanity Fair”), janë takuar gjatë javës së kaluar në një suitë 1 mijë e 500 euro nata në një hotel me 5 yje të Cernobbio për të festuar fitoren e Barçës me Realin.
“Kanë qenë dy ditë pasioni dhe dashurie në Itali”. Arratia e dy të dashuruarve në liqenin e Komos është zbuluar nga kamerat e programit “Al rojo vivo” të televizionit privat “Telemundo”, që i ka parë në disa poza tepër afektive në ballkonin e suitës mbi një motoskaf. r.b/NOA