Prishtinë, 12 maj 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se, “Ne do të punojmë së bashku për të ardhmen demokratike shumëetnike dhe europiane të Kosovës dhe sipas standardeve europiane, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, marrëdhënieve të mira me vendet e rajonit si parakusht për integrimet europiane”.
Sipas tij, vizita e Gentilinit do të jetë lehtësuese në raportet e Kosovës me Bashkimin Europian.
Nga ana e tij, Fernando Gentilini theksoi se ka ende shumë gjëra për të bërë madje shtoi se, “Puna ime është që të përgatis një prani afatgjate të BE-së në Kosovë. Do të punojmë me institucionet Kosovës , në mënyrë që Kosova të përafrohet me BE-në”.
a.y/NOA