Tiranë, 12 Maj 2011 NOA – Kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha do të dalë pas pak çastesh në një konferencë për shtyp për të folur për rezultatet në procesin e numërimit të votave në baskinë Tiranë.
NOA do t’ju raportojë në kohë reale mbi konferencën për shtyp.
00.00 – Numërohen 420 në 485 kuti, Rama 108194 vota, Basha 107838 vota
Rifreskohet minutë pas minute
Tiranë, 12 Maj 2011 NOA/ 00.00 – Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë dalë rezultatet për 420 kuti votimi të numëruara në totalin prej 485 kutish.
Në to rezulton se Edi Rama ka 107878 vota, Lulzim Basha 107593 vota dhe Hysni Milloshi, 1205 vota.
Në këtë mënyrë, diferenca e votave mes kandidatëve Basha dhe Rama ka arritur në 356 vota më shumë për kandidatin e të majtës, Edi Rama.