Tiranë, 13 maj, NAO – Ambasadori i OSBE-së, Eugan Wollfarth është paraqitur sot para në njësinë numër pesë në Tiranë, më herët sesa numëruesit e partive politike. Pas ndërprerjes së numërimit gjatë orëve të para të mëngjesit, Wollfarth ndodhet në qendrën e numërimit të votave, ku ka parë nga afër përgatitjet për mbylljen e procesit në kutitë e fundit.
“Këtu nuk ka nisur ende votimi. Por mbase është më mirë, sepse votat numërohen më mirë me dritën e diellit”, tha për mediat Wollfarth. Ai ka theksuar se palët duhet të kenë besim të përbashkët dhe t’i japin fund procesit.
Në njësinë numër 5 kanë mbetur dhe 15 kuti pa numëruar.
a.k/NOA