E premte, 13 maj 2011, NOA- Organizata Amnesty International në raportin e fundit të publikuar deklaron se vendet e Europës kanë dështuar për mbrojtjen e refugjatëve.
Sipas këtij raporti theksohet se gjatë vitit 2010 shumë vende të Europës, nuk kanë bërë aq sa duhej për ti mbrojtur emigrantët nga racizmi, dhuna e krime të ndryshme.
Në radhët e tyre thuhet se kjo ndihmë nuk është dhënë as për azilkërkuesit, të cilët njëlloj si emigrantët e tjera nuk kanë marrë asnjë trajtim të veçantë.
Marrëveshja për të pranuar të ndaluarit e Guantanamos, vlerësohet në raport, ku thuhet se Gjermania, Spanja, Shqipëria, Bullgaria e Sllovakia pranuan ti presin ata, duke mos i kthyer në vendet e tyre.
a.y/NOA