English

Arrestohen dy gra, vodhën në një lokal te ish-Blloku

Tiranë, 13 maj, NOA – Dy gra janë ndaluar dje nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje. Policia njofton se gratë e arrestuara janë; Etleva Kleanthi Martini, 38 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Natasha Ymer Osmani, 43 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas policisë, Osmani dhe Martini, dje rreth orës 06.30’ dyshohet se kanë vjedhur pije alkolike, tek lokal “QVO-Vadis”, i cili ndodhet në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë dhe është në pronësi të shtetasit Alfred Mario Ashiku, 46 vjeç. Pas denoncimit policia ka bërë dhe ndalimin e dy grave. Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

a.k/NOA

KOMENTE