Autoritetet në Egjipt kanë urdhëruar arrestimin e Suzanë Mubarak, gruaja e ish Presidentit, Hosni Mubarak.
Vendimi është bërë publik një ditë pasi qeveria raportojë se Mubarak dhe gruaja e tij janë marrë në pyetje rreth dyshimeve se të dy kanë grumbulluar pasuri të madhe në mënyrë ilegale.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Egjiptit, MENA, raporton se prokurorët kanë urdhëruar mbajtjen në burg për 15 ditë të Suzanë Mubarak, në pritje të hetimeve shtesë në lidhje me akuzat.
Nuk dihet ende se në çfarë vendi sakt do të mbahet e mbyllur ish zonja e parë e Egjiptit, thotë RFE..
Ish Presidenti, 82 vjeçar, po qëndron në spital, në rajonin bregdetar të Sinait, më sakt në Sharm el Sheik. Ai është marrë në pyetje disa herë, mirëpo të enjten, bashkëshortja e tij, për herë të parë është përballur me hetuesit.