Romë, 13 maj, NOA – Të shohësh një pikturë të Botiçelit, është njësoj për trurin, si të rrëmbejë një puthje.
Kështu pohon një studim britanik i kryer nga një ekip i studiuesve të drejtuar nga Semir Zeki, i Universitit College në Londër.
Sipas tij, admirimi i një pune arti, stimulon të njëjtat zona të ndjeshme të trurit.
Studimi ka përfshirë një grup vullnetarësh të cilëve u është regjistruar stimulimi i trurit, ndërsa shikonin 28 piktura të artistëve të njohur botërorë, përfshirë këtu Botiçelin, Leonardo Da Vinçin dhe Monet.
Studimi gjeti se me shfaqjen e veprave të artit para syve tanë, stimulohet lëvorja orbito-frontale e trurit, e cila shton sasinë e dopaminës, hormoni i mirëqenies, si edhe rritjen e fluksit të gjakut në zonat e trurit që lidhen zakonisht me dashurinë dhe dëshirën.
n.e/NOA