English

Basha-Rama, njësia 5 "vendi i shenjtë" që zgjedh kryebashkiakun

Tiranë, 13 maj 2011, NOA- Dy kandidatët për kryebashkiak të Tiranës, ai socialist Edi Rama dhe ai demokrat Lulzim Basha, më shumë se kushdo tjetër, paralelisht me komisionerët e KZAZ-së numër 49 numërojnë votat e qytetarëve.

Një garë kokë më kokë, por e mohuar nga kryesocialisti i cili euforisë së disa ditëve më parë, ka filluar ti heqë gradualisht gëzimin.

Fitore e ngushtë, tha ditën e djeshme duke komentuar garën në Tiranë, e sot fjala fitore nga kampi socialist, nuk duket gjëkundi, por është zëvendësuar me termin manipulim dhe skenar për ti shpallur votat të pavlefshme.

Edhe njësia numër 5, i cilësuar si vendi i shenjtë, ku Partia Socialiste kishte shpresat e fitores, duket se po aty kandidati i maxhorancës Lulzim Basha pret të konfirmojë fitoren e tij duke ruajtur avantazhin.

Sakaq nga kjo njësi janë ende për tu numëruar edhe tetë kuti të tjera, ndërkaq nga kutitë e hapura deri tani rezulton se Edi Rama mban 15635 vota ndërsa kandidati Lulzim Basha 11628 vota.

Sido që të vijë rezultati i këtyre kutive diferenca mes qytetarit të parë të Tiranës, llogaritet në një gusht votash, një betejë thellësisht e fortë, ku edhe bashkitë e tjera kryesore fituan me mijëra vota ndaj rivalëve të tyre, kryeqyteti e zgjedh kryebashkiakun jo me mijëra por me qindra vota më tepër.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Erion Tirane09:19 - 14 Maj 2011
    Rrezimi i ketij kafshe te eger (Edi Rama), ishte shume here me i fort se rrezimi i Enver Hoxhes. Poshte hajdutit dhe drogmenit me te ndyre dhe Suksese Basha.. na ndero..
  • Eralda Malsia05:42 - 14 Maj 2011
    Zoti e ndihmofte Popullin e Tiranes qe diti te perzgjell me te mirin Zotin Lulzim Bashen per ta vendosur ne krye te drejtimit te tyre, me te drejtin , qe do te ndryshoj kryeqytetin ton te dashur ne nje kryeqytet Evropjan , Forca Luli se Tirana eshte e jotja,Poshte Mafjosi Ram Kristaqi